NJOFTIM PER MEDIAT DATE 15.11.2023. OBJEKTI SHUARJEN E MASËS SË SIGURIMIT. L. Sh.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 14.11.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurës L. Sh. me vendimin nr. 59, datë 05.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit S. Sh. me vendimin nr. 60, datë 06.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, bazuar në nenet 261, gërma “c” dhe 262 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin Nr. 460, datë 15.11.2023, vendosi:

• Shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 59, datë 05.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurës L. Sh.

• Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurës L. Sh. nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet në to për efekt të ndonjë vendimi tjetër penal.

• Shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 60, datë 06.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurit S. Sh.

• Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit S. Sh. nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet në to për efekt të ndonjë vendimi tjetër penal.

 • Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.

• Shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur këtij vendimi nga sekretaria gjyqësore, u ngarkohen palëve siç i kanë kryer.

• Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda afatit ligjor.

Tiranë, më datë 15.11.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar