NJOFTIM PER MEDIAT DATE 22.12.2023

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 22.12.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Caktimin e masës së sigurimit shtrëngues “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personave nën hetim R. R. (alias K. A.), A. R. (G.) dhe D. Gj., të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4,333/a dhe 334 të Kodit Penal i Kodit Penal.

2. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda bazuar në nenin 244 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 138 Akti, datë 20.12. 2023, ndër të tjera vendosi: Caktimin e masës së sigurimit shtrëngues “Arresti me burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personave nën hetim R. R. (alias K. A.), A. R. (G.) dhe D. Gj.

3. Pasi është bërë ekzekutimi i masave të sigurimit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale, paraqiti në Gjykatë kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetim.

4. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, me vendimin Nr. 138 Akti, datë 20.12.2023, vendosi:

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  2. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 138, datë 20.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim R. R (alias K. A.), për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Xh. P., kryer në bashkëpunim të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
  3. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 138, datë 20.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim A. R. (G.), për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Xh.P., kryer në bashkëpunim të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
  4. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 138, datë 20.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim D. Gj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Xh. P., kryer në bashkëpunim të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

  • Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.

  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, brenda afatit ligjor.

Tiranë, më datë 22.12.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar