Takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Shqipëri, Znj. Nancy VanHorn.
akim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Shqipëri, Znj. Nancy VanHorn.
Tiranë, më 13.12.2024
Kryetari në detyrë i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Z. Erjon Bani, zhvilloi sot një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Znj. Nancy VanHorn, në ambientet e gjykatës.
Takimi kishte për qëllim riafirmimin e mbështetjes së plotë të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe theksimin e rëndësisë së bashkëpunimit të vazhdueshëm për forcimin e drejtësisë.
Gjatë takimit, u vlerësua roli i Gjykatës së Posaçme në drejtim të garantimit të një sistemi drejtësie të pavarur, të paanshëm dhe të qëndrueshëm, si dhe në rëndësinë e fitimit të besimit të publikut në institucionet e drejtësisë.
Diskutimi gjithashtu u përqendrua në identifikimin e mënyrave dhe formave konkrete për të forcuar më tej bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me synim ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit në dhënien e drejtësisë.
Gjykata e Posaçme mbetet e angazhuar të përmbushë me përkushtim detyrën e saj dhe të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi drejtësie që promovon transparencën, llogaridhënien dhe shtetin e së drejtës.
https://www.instagram.com/usembassytirana/p/DDhvCNPILbn/