NJOFTIM PER SHTYP

Në kryesekretarine e GJKKO-së, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09:45, është paraqitur kërkesa e kërkuesit Sali Berisha, me objekt: “Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka”, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha, me bazë ligjore nenet 17, 18, 19, 21, 22, 23 të Kodit të Procedurës Penale. Duke qenë se gatishmëria për javën 23.10.2023-29.10.2023, referuar urdhërit të gatishmërisë të zv.Kryetares së gjykatës, i takon gjyqtares Irena Gjoka, kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj.

- Në datën 26.10.2023, ora 10.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u çel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.
- Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e thirrur për caktim kryesisht nga gjykata, av.Jalldiz Kastrati dhe av.Rabije Cenalia. Nga ana e gjykatës, iu la kohë mbrojtësve për tu njohur me aktet e procedimit penal të fazës së hetimit paraprak, të përcjella nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe për këtë arsye ndërpreu shqyrtimin gjyqësor, për të rifilluar diten e sotme, në orën 15:00

- Në datën 26.10.2023, ora 15.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u riçel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt “Marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”.
- Të pranishëm në sallën e gjykimit ishin prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millona, ndërsa i hetuari Sali Berisha u përfaqësua nga mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata, av.Rabije Cenalia dhe av.Jalldiz Kastrati.
- Gjykata bëri me dije se pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09.45, është depozituar një kërkesë nga shtetasi Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i kësaj çështje. Mbi këtë kërkesë, me vendimin nr.430 Akti, datë 26.10.2023 të GJKKO është vendosur mospranimi i kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si të pabazuar në prova dhe në ligj.
- Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e  mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht av.Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

-Vazhdimin e mases se sigurimit personal me karakter shtrengues "Detyrim per t'u paraqitur ne policine gjyqesore" e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendim Nr. 112, date 20.10.2023 te Gjykates se Posaçme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat, ndaj shtetasit nen hetim Sali Berisha, i biri i Ram-es dhe Shiqere-s, i datelindjes 15.10.1944, lindur ne Tropoje, me nr. personal E40701031R, i dyshuar per kryerjen e veprave penale " Korrupsion pasiv i funksionareve te larte shteteror ose te zgjedhur vendore", kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

- Urdherohet shtetasi nen hetim Sali Berisha, te paraqitet te Henen e pare dhe te trete te çdo  muaji, ora 10:00 para oficerit te policise gjyqesore Adelajda Metaj, prane Prokurorise se Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar.

- Urdherohet shtetasi nen hetim Sali Berisha, te mos largohet nga territori i Republikes se Shqiperise pa autorizimin e gjykates, ne referim te nenit 233 pika 1 te K.Pr.Penale "Ndalimi i daljes jashte shtetit".

-Ndalohet perdorimi i pasaportes dhe dokumenteve te tjera identifikuese te vlefshme per daljen jashte shtetit, per shtetasin nen hetim Sali Berisha.