NJOFTIM PËR MEDIAT DATË 10.06.2024
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
NJOFTIM PËR MEDIAT
- Në datën 24.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar çështjen penale me Nr. 81 Regj. Them. në ngarkim të të pandehurit Qani Xhafa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” e parashikuar nga neni 291/1 i K.Penale. Kjo çështje penale është regjistruar mbi bazën e vendimit Nr. 291 dt. 20.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me anë të së cilit ndër të tjera është vendosur: 1. Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Qani Xhafa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” e parashikuar nga neni 291/1 i K.Penale. 2. Dërgimin e çështjes gjykatës kompetente, Gjykatës Së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 3. Kundër Këtij vendimi lejohet ankim sëbashku me vendimin përfundimtar”.
- Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin Nr. 35 datë 10.06.2024, vendosi:
- Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit datë 31.05.2023 “Për njoftimin e akuzës” i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
- Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit datë 31.05.2023 “Për përfundimin e hetimeve” i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
- Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan datë 25.05.2023 me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal 299 datë 11.03.2023 në ngarkim të të pandehurit Qani Xhafa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” e parashikuar nga neni 291 /1 i K.Penal”.
- Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit datë 20.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, vendimi i gjyqtarit të seancës paraprake.
- Kthimin e akteve që i përkasin procedimit penal nr. 299 datë 11.03.2023 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në ngarkim të të pandehurit Qani Xhafa i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” e parashikuar nga nenet 291/ 1 të K.Penal, Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të vazhduar hetimet si prokuroria që ka kompetencën lëndore.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 10.06.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar