NJOFTIM PËR MEDIAT DATË 12.06.2024

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Kërkuesi Gilberta Selamaj më datë 04.03.2024, Nr. rregj.them. 23 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kërkohet heqja e sekuestros për llogaritë bankare në emër të kërkueses Gilberta Selamaj sekuestruar përmes vendimit nr. 16 datë 002.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  2. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenin 112 të K.Pr.Penale dhe nenet 12/b dhe 13 të Ligjit Nr. 10192 dt. 03.12009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” i ndryshuar, me Vendimin Nr. 23, datë 12.06.2024 vendosi:

    1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës së kërkueses Gilberta Selamaj.
    2. Revokimin e sekuestros së vendosur me vendimin nr. 16, dt. 01.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj: Llogarisë bankare me Nr. IBAN ***** – **** Bank Albania sha në emër të kërkueses Gilberta Selamaj;
    3. Rrëzimin e kërkesës për pjesën tjetër të saj.
    4. Në zbatim të nenit 13/1 të Ligjit Nr. 10192 dt. 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” i ndryshuar, një kopje e vendimit të gjykatës ti përcillet Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
    5. Shpenzimet gjyqësore lihen siç janë bërë.
    6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 10 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e shpalljes së vendimit (neni 276 i K.Pr.Penale).

Tiranë, më datë 12.06.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar