NJOFTIM PËR MEDIAT DATË 14.05.2024
NJOFTIM PËR MEDIAT
- Kërkuesi Fatjon Koçllari më datë 04.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Bashkim dënimesh”.
- Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me Vendimin Nr. 149, datë 14.05.2024 vendosi:
- Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj.
- Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 14.05.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar