NJOFTIM PËR MEDIAT DATË 20.05.2024

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Mustaf Manej më datën 16.05.2024, Nr. 294 Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” me masën shtrënguese “Arresti në shtëpi” për shtetasin Mustaf Manej

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbështetur në nenet 112 dhe 260/2 të K.Pr.Penale dhe me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin Nr. 2294, datë 20.05.2024 vendosi:

  1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Mustaf Manej.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, afat i cili do të fillojë nga dita e njoftimit të vendimit.

U shpall sot në Tiranë, me datë 20.05.2024.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar