NJOFTIM PËR MEDIAT DATË 22.05.2024

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Nikë Muri më datën 10.05.2024, Nr. nr. 278 Akti, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën penale me objekt: “Ulje dënimi nga amnistia e vitit 2024, për shkak të moshës, pasi i kanë ngelur vetëm 3 vjet.”

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, me vendimin Nr. 278, datë 22.05.2024 vendosi:

  • Shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me shqyrtimin e kërkesës penale me nr. 278 Akti, datë 10.05.2024, me kërkues: i dënuari Nikë Muri, me objekt: “Ulje dënimi nga amnistia e vitit 2024, për shkak të moshës, pasi i kanë ngelur vetëm 3 vjet.”

  • Dërgimin e akteve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, si gjykatë që ka kompetencën për gjykimin e kësaj kërkese penale.

  • Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet palëve në proces. 

  • Kundërshtimi i këtij vendimi mund të bëhet në Gjykatën e Lartë nëpërmjet parashtrimit të mosmarrëveshjes së kompetencës nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Tiranë, më datë 22.05.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar