NJOFTIM PËR MEDIAT DATË 24.05.2024

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Samet Dahati më datën 22.05.2024, Nr. 306 Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Konstatimin e humbjes së fuqisë së masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale e caktuar ndaj kërkuesit Samet Dahati me vendimin Nr. 499, dt. 23.08.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shkak të kalimit të kohëzgjatjes maksimale të masës së sigurimit sipas përcaktimeve të neneve 263/1 shkronja b) dhe 267/1 të K.Pr.Penale.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin Nr. 306, datë 24.05.2024 vendosi:

  1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Samet Dahati.
  2. Konstatimin e humbjes së fuqisë së masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale e caktuar ndaj kërkuesit Samet Dahati me vendimin Nr. 499, dt. 23.08.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shkak të kalimit të kohëzgjatjes maksimale të afateve të masës së sigurimit sipas përcaktimeve të neneve 263/1 shkronja b) dhe 267/1 të K.Pr.Penale.
  3. Caktimin ndaj shtetasit Samet Dahati, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e parashikuar nga neni 284/2 i K.Penal të masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
  4. Shtetasi Samet Dahati detyrohet të paraqitet ne Zyrat e Policise Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 12:00.
  5. Urdhërohet policia gjyqësore dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi.
  6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brënda 5 ditëve, afat ky që fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
  7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, afat i cili do të fillojë nga dita e njoftimit të vendimit.

Tiranë, me datë 24.05.2024.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar