NJOFTIM PËR SHTYP
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
NJOFTIM PËR SHTYP
Ditën e sotme me datën 15.01.2021, në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ishte për vizitë Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.
Gjatë kësaj vizite Ambasadori Del Monaco u takua me Kryetarin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Z. Sandër Simoni. Kryetari Sandër Simoni e njohu Ambasadorin me veprimtarinë e Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar gjatë vitit të parë të funksionimit të saj, rezulatet e arritura si dhe sfidat për të ardhmen.
Gjatë këtij takimi Kryetari Simoni i bër një ekspoze ecurisë së procesve gjyqsore në Gjykatë duke informuar Ambasadorin del Monaco për statistikat gjyqsore të cështjeve të krimit të organizuar, korrupsionit, sekuestrimet dhe konfiskimet e pasurive në kuadër të masave parandaluese pasurore, ato të shqyrtimit të ankimeve mbi regjimin e posacëm dhe në tërësi për punën e gjyqtarëve të kësaj gjykate në shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga Prokuroria e Posacme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (SPAK) gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe gjatë seancës paraprake.
Kryetari Sandër Simoni e informoi Ambasadorin Del Monaco mbi përfundimin e gjykimit të disa cështjeve për vepra penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe ngarkesën e gjyqtarëve me kërkesa gjatë fazës së hetimit paraprak dhe ato për sekuestro e konfiskim në kuadër të Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020 duke theksuar duke theksuar se pas cdo finalizimi me sukes të procedime penale të nisura nga SPAK, janë vendimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Poascme qoftë si gjyqtar të hetimeve paraparke, të seancës paraprake apo si gjyqtarë të gjykimit të cështjeve.
Kryetari Sandër Simoni evokoi bashkëpunimin e hershëm e të vazhdueshëm me Prezencën e OSBE në Shqipëri, si organizata ndërkombëtare që ka mbështetur e para fillimin e veprimtarisë së kësaj gjykate, dhe në mënyrë të vecantë aktivitetet cilësore trajnuese në lidhje me cështje të terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, alternativave të dënimit, trafikimit të qënieve njerëzore etj. duke evidentuar dhe aspektet e tjera ku bashkëpunimi mund të vijojë në të ardhmen.
Ambasadori Del Monaco duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm të Prezencës së OSBE më Gjykatën e Posacme, bëri të qartë qëllimin e tij që gjatë drejtimit të Prezencës së OSBE në Tiranë, të ketë në vëmendje veprimtarinë e SPAK dhe të Gjykatës së Posacme, duke premtuar vijueshmërinë në ndihmën e bashkëpunimin kryesisht për plotësimin e nevojave të trajnimit për gjyqtarët dhe administratën.
Në mënyrë të vecantë Ambasadori Del Monaco shprehu interesimin për kompetencat e gjykatës në mbikqyrjen e mirëadministrimit të pasurive të përftura nga veprimtaria kriminale e që janë sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posacme , si dhe objektin e mundshmë të gjykatës lidhur me veprimtarinë kriminale të grupeve kriminale për trafikimin e kontrabandimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme apo atë të rekrutimit të elementëve me prirje ekstremiste apo terroriste.
Ambasadori del Monaco shkrehu gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit nga ana e Preznecës së OSBE në Tiranë me Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
15 dhjetor 2021
Zyra e Marrëdhënieve me Median dhe Publikun