NJOFTIM VENDIMI DATË 16.11.2023

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit E.B. akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal”.  
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi, bazuar në nenin 112 pika 1 dhe 2, 379 pika 1, 380, 384, 390 pika 1, 393 pika 1, 406/1, 415 pika 1 dhe 422 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin Nr. 79, datë 16.11.2023, vendosi:

1.         Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij  në bazë të kësaj dispozite me 3 (tre) vjet burgim. 

2.         Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit E. B. me 2 (dy) vjet burgim.

3.         Në mbështetje të nenit 15, pika 1, gërma a) dhe pika 4, gërma “b” të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri E. B. duhet ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme, duke filluar vuajtja e dënimit nga dita e ndalimit të tij.

4.         Në mbështetje të nenit 30/1, 35/1, 44/2 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës të të pandehurit E. B., për të ushtruar funksione publike, për 5 (pesë) vjet, zbatimi i së cilës fillon nga dita e vuajtjes së dënimit me burgim.

5.         Në lidhje me provat materiale gjykata bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale disponon si më poshtë: Të mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit provat materiale të bashkuara sipas urdhërit për bashkimin e provave materiale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që mban datën 24.07.2023 si më poshtë:

  • DVD me pamje filmike të shkruara me dorëshkrim “STOP datë 23.05.2023 dt 1”, nga Televizioni TV Klan.
  • DVD me pamje filmike me mbishkrimin, dorëshkrim “STOP datë 23.05.2023 dt 2”, nga Televizoni TV.
  • DVD me pamje filmike me dorëshkrim “STOP datë 23.05.2023 dt 3”, nga Televizoni TV.
  • DVD me pamje filmike të shkruara me dorëshkrim “STOP datë 23.05.2023 dt 4-5”, nga Televizoni TV.
  • DVD me pamje filmike me dorëshkrim “STOP datë 23.05.2023”, nga Televizioni TV Klan.
  • CD me tabulate telefonike, CD 700 MB, në të cilën është shkruar me dorëshkrim “2128/1” nga kompania “One Albania” (1 CD).

6.         Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit përkatës, i ngarkohen të pandehurit E. B.

7.         Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

      

Tiranë, më datë 16.11.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar