Njoftim

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLES SE PARE
ËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM

Tiranë më 10.03.2020

Njoftojmë subjektet procedurale, avokatët, personat e interesuar, median dhe publikun se Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në bazë të Vendimit nr. 127 datë 10.03.2020 “Për pezullimin e veprimtarisë gjyqsore dhe shërbimeve në të gjitha gjykatat e RSH “,  në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e virusit COVID 2019, dhe mbrotjes së popullatës, do të pezullojë seancat gjyqsore dhe shërbimet e tjera administrative për një periudhë dy javore.

Për proceset e planifikuara për të zhvilluar e të cilat do të shtyhen për një datë tjetër subjektet procedurale  do të njoftohen sa më shpejt.

Gjatë kësaj periudhe të zbatimit të këtij Vendimi të KLGJ, do të zhvillohen vetëm seancat që lidhen me masat e sigurimit dhe ato që gjyqtarët vlerësojnë se janë të ngutshme për shkak të afateve të paraburgimit kur palët kërkojnë zhvillimin e tyre si dhe shërbimet administrative të ngutshme si ato të protokollit.

Në cdo rast këto seanca do të zhvillohen pa praninë e publikut. Ftojmë publikun të qëndrojë larg mjediseve të gjykatës gjatë kësaj periudhe të pezullimit të veprimtarisë gjyqsore  dhe të masave profilaktike nga ana jonë për dizenfektimin e ambienteve të godinës.

Ndërkohë që do të zhvillohen seancat në dhomë këshillimi nga gjyqtarët e vetëm dhe shqyrtimi i kërkesave pa palë nga gjyqtarët e hetimeve paraprake.

Shorti për shpërndarjen  e cështjeve dhe kërkesave gjithashtu do të pezullohet. Ky njoftim vlen dhe për Prokurorinë e Posacme dhe avokatët që të mos përcjellin pranë Gjykatës kërkesa që nuk janë të natyrës së ngutshme. Për vijimin më tej do Ju njoftojmë më anë të një komunikimi  tjetër pas dy javësh.

Duke kërkuar mirëkuptimin dhe falenderuar për bashkëpunimin,

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar