Njoftim Vendimi datë 16.11.2023

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit I.K., akuzuar për veprën penale të "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal”.

  1. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Atalanta Zeqiraj, bazuar në nenin 327/6 germa “b” dhe 332/dh të K.Pr.P, me Vendimin Nr. 77, datë 16.11.2023, vendosi: 

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit I. K. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publik”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal (para ndryshimeve të ligjit Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 3 vite burgim.
  2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I. K. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.
  3. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi, ku në përllogaritje të përfshihet edhe periudha e qëndrimit me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  4. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit I. K. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
  5. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
  6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga prokurori dhe i pandehuri në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

U shpall sot në Tiranë, me datë 16.11.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar