TAKIM I PARË BILATERAL MIDIS BASHKIMIT EUROPIAN DHE SHQIPËRISË PËR KAPITULIN 23 “GJYQËSORI DHE TË DREJTAT THEMELORE”
TAKIM I PARË BILATERAL MIDIS BASHKIMIT EUROPIAN DHE SHQIPËRISË
PËR KAPITULIN 23 “GJYQËSORI DHE TË DREJTAT THEMELORE”
GJKKO, përfaqësuar nga Zv/Kryetarja Znj. Irena Gjoka dhe Znj. Etleva Deda, kanë marrë pjesë në takimin e parë bilateral midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, në kuadër të procesit të negocimit për Kapitullin 23 "Gjyqësori dhe të drejtat themelore", zhvilluar në datat 24-25 Nëntor 2022, në Bruksel.
Përgjatë këtij takimi GJKKO së bashku me SPAK, prezantuan rezultatet e deritanishme, shoqëruar me shifrat respektive, të strukturave të posaçme të drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit e veçanërisht atij në nivelet e larta, duke mbajtur në konsideratë për vazhdimësinë e punës së tyre, rekomandimet takuese të progres-raportit të Komisionit Europian.
Një sistem gjyqësor efektiv, i pavarur, profesional dhe efiçent, mbeten ndër vlerat më themelore të familjes europiane dhe shtetit të së drejtës, për të cilat GJKKO dhe trupa e saj gjyqësore garantojnë përkushtimin dhe angazhimin maksimal për ti përmbushur rigorozisht.
Negocimi i Kapitullit 23 për pjesën takuese të GJKKO do të jetë një prioritet në drejtimin e kësaj strukture, jo vetëm për shkak të rëndësisë historike që ky proces mbart për institucionet e posaçme të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por mbi të gjitha për garantimin e një sistemi gjyqësor sipas standarteve europiane.