Njoftim per Mediat 01.12.2023

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve N.D. T.G. SH.D. dhe V.D. akuzuar për figurën e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal, si edhe për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave” nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë i K.Penal.

  1. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Etleva Deda dhe Erjon Çela, bazuar në nenet bazuar në nenet nenet 1/c, 25, 47-50, 55, 59, 186, 248 të K.Penal dhe nenet 112 pika 1 dhe 2, 380, 388, 379 pika 1, 384, 390 pika 1, 393 pika 2, 406/1, 415  pika 1 dhe 422 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin Nr. 80, datë 01.12.2023 vendosi:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit N.D. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) muaj burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit N.D. për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave” nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë i K.Penal, dhe dënimin e tij 1 (një) vit burgim.
  3. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve, duke u dënuar i pandehurit N.D. me 1 (një) vit burgim.
  4. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, të pandehurit  N.D. i ulet 1/3 e dënimit duke e dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
  5. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin N.D. dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
  6. Deklarimin fajtor të të pandehurit T.G. për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkepunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) muaj burgim.
  7. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, të pandehurit T.G. i ulet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) muaj burgim.
  8. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin T.G. dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 1 (një) viti, me kusht që gjatë kohës së provës i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
  9. Deklarimin fajtor të të pandehurit SH.D. për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorimit të detyrës” kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6  (gjashtë) muaj burgim.
  10. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, të pandehurit SH.D. i ulet 1/3 , duke e dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.
  11. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dnëimit me burgim për të pandehurin SH.D. dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
  12. Deklarimin fajtore të të pandehurës V.D. për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
  13. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, të pandehurës V.D. i ulet 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
  14. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dnëimit me burgim për të pandehurën V.D. dhe vënien e saj në provë për një periudhë prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
  15. Në bazë të nenit 391 të K.Pr.Penale deklarohet falsiteti i dokumentave:
  • Urdhëri i brendshëm i datës 08.11.2013
  • Urdhëri i brendshëm i datës 31.10.2013 i Kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, të shtetasit

N. D.

  1. Në bazë të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale dhe 36 të K.Penal, në lidhje me provat e listuara nga ana e përfaqësueses se organit të akuzës, t’ i kthehen Bashkisë Rrogozhinë.  

Në mbështetje të nenit 485/3 të K.Pr.Penale, shpenzimet procedurale dhe ato gjyqësore, sipas formularit bashkëlidhur, i ngarkohen në mënyrë solidare të pandehurve  N.D. T.G. SH.D. dhe V.D.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi të arsyetuar.

U shpall në Tiranë, sot më datë 01.12.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar