Njoftim per mediat 05.06.2024
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
NJOFTIM PËR MEDIAT
- Kërkuesi Mirash Gjoni, më datën 03.06.2024, Nr. 334 Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Humbjen e fuqisë së paraburgimit për shkak të përfundimit të afateve të përcaktuara në nenin 263 të K.Pr.Penale dhe për pasojë shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale
- Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Atalanta Zeqiraj dhe Erjon Bani me vendimin Nr. 334 vendosi:
- Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/ të pandehurit Mirash Gjoni.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, afat i cili do të fillojë nga dita nesërme e njoftimit të vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 05.06.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar