Njoftim per mediat 06.02.2024

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 08.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Arjan CENGU, Bari ISEBERI, Musli LLESHAJ për kryerjen e veprave penale: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 i Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021).
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet bazuar në nenet 332/dh, pika 1, gërma “a” (ndryshuar me ligjin nr. 41/2021), 332/ë, 332/gj dhe nenin 13 pika 3 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin nr. 41, datë 06.02.2024, vendosi:
  • Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  • Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 272/1 të vitit 2021, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve:
  1. Arjan CENGU, i biri i Rushit dhe i Violeta, i datëlindjes 24.04.1985, lindur dhe banues në Kukës, me adresë: rruga “Spitali”, nd. 17, h. 3, ap. 6, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, me gjëndje civile “beqar”, me gjendje gjyqësore “i padënuar”; i akuzuar: për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 i Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021).
  1. Bari ISEBERI, i biri i Azem dhe Shkurte, i datëlindjes 11.08.1962, lindur dhe banues në Kukës, me adresë: fshati Kodër Lumë, Njësia Administrative Shtiqen, me shtetësi shqiptare, me arsim 8 - klasë, me gjëndje civile “i martuar”, me gjëndje gjyqësore “i padënuar”; i akuzuar: për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i 1 dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021).
  2. Musli LLESHAJ, i biri i Bajram dhe i Nurije, i datëlindjes 10.12.1963, lindur dhe banues në Kukës, me adresë: lagjja nr. 5, pranë “Bar Amerika”, me shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, me gjendje civile “i martuar”, me gjëndje gjyqësore “i padënuar”; i akuzuar: për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i 1 dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021).

trupit gjykues të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarja e seancës paraprake, duke i’u drejtuar Zëvendëskryetares së Gjykatës për plotësimin e trupit gjykues.

  • Së bashku me aktet e këtij procedimi penal dërgohet dhe kërkesa e të pandehurve Arjan Cengu, Bari Iseberi dhe Musli Lleshaj për aplikimin e gjykimit të posaçëm, atë të shkurtuar.
  • Fashikulli i gjykimit përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimit paraprak të procedimit penale nr. 272/1 të vitit 2021 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të paraqitura nga prokurori në Gjykatë, duke përfshirë dhe deklarimet e marra në atë fazë,  si dhe ato marra në seancë paraprake.
  • Kundër këtij vendimi, për dërgimin e çështjes në gjyq, nuk lejohet ankim.

U shpall në Tiranë, sot me datë 06.02.2024.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar