Njoftim per mediat 13.02.2024

NJOFTIM PER MEDIAT

  1. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 02.12.2022 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 211, të vitit 2021 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër të pandehurit: Rezart Taçi, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, paragrafi 1, shkronjat “a”, “b” dhe “dh” në lidhje me nenet 28/4, si dhe me nenet 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flojera Davidhi, bazuar në nenin 332/dh, pika 1, gërma a), 332/ë, 332/gj dhe nenin 13, pika 3 të K.Pr.Penale, vendosi:

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  2. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 211, të vitit 2021 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër të pandehurit: Rezart Taçi, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, paragrafi 1, shkronjat “a”, “b” dhe “dh” në lidhje me nenet 28/4, si dhe me nenet 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal, trupit gjykues të themelit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  3. Fashikulli i gjykimit, bazuar në nenin 332/ë të K.Pr.Penale, përbëhet nga aktet e ndodhura në dosjet hetimore (16 të tilla), me përjashtim të procesverbaleve që pasqyrojnë deklarimet e dhëna nga personat që kanë dijeni për veprën penale, deklarimet e bëra nga personat nën hetim apo të pandehurit në procedim të lidhur.
  4. Rrëzimin e kërkesës së bërë nga kërkuesi Rezart Taçi, për pushimin e procedimit penal nr. 211 të vitit 2121, të regjistruar nga SPAK në ngarkim të shtetasit Rezart Taçi, si të pambështetur në prova dhe në ligj.
  5. Rrëzimin e kërkesës për revokimin e vendimit nr. 93 Akti, datë 07.11.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,  dhënë ndaj shtetasit Rezart Taçi të masës së sigurisë “Arrest në burg” si të pabazuar në prova dhe në ligj.
  • Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
  • Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq, nuk lejohet ankim. Kundër vendimit për rrëzimin e kërkimeve të paraqitura nga i pandehurit Rezart Taçi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Tiranë, sot më datë 13.02.2024 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar