Njoftim per mediat 24 janar 2024 - Ardian Hajdari
NJOFTIM PËR MEDIAT
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 14.07.2022 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Ardian Hajdari për kryerjen e veprave penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 paragrafi i parë i K.Penal, katër herë (deklarata e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2012; deklarata e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2016; deklarata e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2017 dhe deklaratat e TVSH-së për vitin 2017; deklaratat e tatimit të thjeshtuar për periudhën 2013 – 2015 dhe TVSH-së për periudhën 2014 – 2016) si dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, në lidhje me deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI, më datë 12.07.2017.
- Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, bazuar në nenet 112, 379, 384 i Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 47, 48, 49, 59, 180 paragrafi i parë dhe 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, me vendimin nr. 4, datë 24.01.2024, vendosi:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Hajdari lidhur me veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 paragrafi i parë i Kodit Penal, për deklaratën e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2012, dhe dënimin e tij me 4 (katër) muaj burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Hajdari lidhur me veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 paragrafi i parë i Kodit Penal, për deklaratën e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2016, dhe dënimin e tij me 4 (katër) muaj burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Hajdari lidhur me veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 paragrafi i parë i Kodit Penal, për deklaratën e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2017, dhe deklaratat e TVSH-së për vitin 2017, si dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Hajdari lidhur me veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 paragrafi i parë i Kodit Penal, për deklaratat e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2013-215 dhe TVSH-së për periudhën 2014-216, si dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Hajdari lidhur me veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, lidhur me deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI, më datë 12.07.20217, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
- Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Ardian Hajdari me 1 (një) vit burgim.
- Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Ardian Hajdari, duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vjetësh.
- Urdhërohet i pandehurit Ardian Hajdari t’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës gjatë kohës së provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale tjetër.
- Një kopje e vendimit i dërgohet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë dhe Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës të vendbanimit të të pandehurit.
- Shpenzimet gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit i ngarkohen të pandehurit.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.01.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar