Njoftim per mediat date 02.02.2024

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 01.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personit të pandehurit, të arrestuarit Klodian Gjikondaj, akuzuar për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 298/1-28-4, 333/a/2 dhe 334/1 i K.Penal, ndaj të cilit është zbatuar dhe ekzekutuar masa e sigurimit.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Erjon Çela dhe Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 10, datë 02.02.2024 vendosi:
  1. Pranimin e kërkesës.
  2. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj të pandehurit Klodian Gjikondaj me vendimin Nr.2, datë 09.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
  3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

            U shpall sot në Tiranë, me datë 02.02.2024.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar