Njoftim për mediat datë 11.03.2024

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Shtetësja O.M, më datë 06.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Ankim kundër vendimit të datës 27.02.2024 të Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për vleftësimin e  ligjshëm të sekuestros”, si dhe kundër aktit procesverbal “Për sekuestrimin e sendit” mbajtur më datë 26.02.2024. Kthimin e sendit aparat celular i markës Iphone 15 Pro Max, me ngjyrë gri, model me numër *********, me numër Serie ********.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 161 Akti, datë 03.11.2024, vendosi:
  1. Pranimin e ankimit të paraqitur nga shtetësja O.Y.
  2. Shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për vleftësimin e sekuestros” datë 27.02.2024, nëpërmjet të cilit është vlerësuar i ligjshëm sekuestrimin i bërë nga oficerët e policisë gjyqësore më datë 26.02.2024 i aparatit celular i markës Iphone 15 Pro Max, me ngjyrë gri, model me numër *********, me numër Serie ********, numër IMEI (slot 1) ***************, brenda të cilit ndodhet numri telefonik **********.
  3. Detyrimin e Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar t’i kthejë shtetases O.Y sendin e sekuestruar nëpërmjet procesverbalit “Për sekuestrimin e sendit të shtetases O.Y” mbajtur më datë 26.02.2024 ora 17:08.  
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 11.03.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar