Njoftim per mediat date 11.12. 2023. Per seancen e mases se sigurise te Inceneratorit te Tiranes A.B.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më  datë  01.12.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Caktimin e masës së sigurimit shtrëngues“Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personave nën hetim L. K., A. B. P. A, E.M, T.T, N.S, B. K, E. K, J.Ll, K.Z, M.M, si dhe caktimin masës së sigurimit shtrëngues“Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale ndaj personave nën hetim V. B, A.Th, S. K dhe S.T.

2. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenin 244 të  K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 134 Akti, datë 07.12. 2023, ndër të tjera vendosi: Caktimin e masës së sigurimit shtrëngues “Arresti me burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personave nën hetim L. K, A. B, E.M, T.T, N.S, B.K, J.Ll, K.Z dhe M.M, si dhe caktimin masës së sigurimit shtrëngues“Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale ndaj personave nën hetim P.A, . E.K, V. B, A.Th, S. K dhe S.T.

3. Pasi është bërë ekzekutimi i masave të sigurimit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale, paraqiti në Gjykatë kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetim.

4. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, me vendimin Nr. 136 Akti, datë 11.12.2023, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.134, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim L.K., i dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 134, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim A.B., i dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, dy herë, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.134, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim P.A., i dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

3.1. Urdhërohet shtetasi nën hetim P.A.,  të mos largohet nga banesa e tij  e ndodhur në Tiranë, në adresën: rruga “******”, ndërtesa **, hyrja *, ap. *, njësia administrative *.

4. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.134, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim T.T., i dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

5. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.134, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim N.S., i dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

6. Zvendësimin e  masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 134, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit nën hetim J.Ll., i dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

6.1-Urdhërohet shtetasi nën hetim J.Ll,  të mos largohet nga banesa e tij  e ndodhur në Tiranë, në adresën: Lagjia “******”.

7. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.134, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim B. K., i dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

8. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.134, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetases nën hetim E. K., e dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

8.1-Urdhërohet shtetasja nën hetim E. K.të mos largohet nga banesa e saj  e ndodhur në Tiranë, në adresën: Bulevardi “*****”, ndërtesa **, hyrja *,  njësia administrative nr. *.

9. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.134, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetases nën hetim S. T., e dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

9.1-Urdhërohet shtetasja nën hetim S. T.të mos largohet nga banesa e saj  e ndodhur në Tiranë, në adresën: rruga “********”, ndërtesa **, hyrja *,  ap.*, njësia administrative nr. *.

10. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.134, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetases nën hetim A. Th., e dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

10.1. Urdhërohet shtetasja nën hetim A. Th.të mos largohet nga banesa e saj  e ndodhur në Tiranë, në adresën: rruga “******”, ndërtesa **, hyrja *,  ap. **, njësia administrative nr. *.

11. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.134, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetases nën hetim V. B., e dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

11.1. Urdhërohet shtetasja nën hetim V. B.të mos largohet nga banesa e saj  e ndodhur në Tiranë, në adresën: rruga “*******”, ndërtesa **, hyrja *,  ap. **, njësia administrative nr.**.

12. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.134, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetases nën hetim S. K., e dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

12.1. Urdhërohet shtetasja nën hetim S. K.të mos largohet nga banesa e saj  e ndodhur në Tiranë, në adresën: rruga “******”, ndërtesa **, hyrja *,  ap. *, njësia administrative nr. *.

13-Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

14-Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot më datë 11.12.2023

 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar