Njoftim per mediat date 13.11.2023. Objekti zevendesim mase

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Personi nën hetim M.D, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e figurave të veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve A.N, A.L (P.M), G.M dhe A.M (M.) pas ngjarjes së datës 01.11.2019 (sipas episodeve respektive), më datë 07.11.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 443, datë 13.11.2023, vendosi:

  • Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj.
  • Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 13.11.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar