Njoftim per mediat date 13.11.2023. Objekti zevendesim mase. L.H.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Personi nën hetim L.H, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e figurës së veprës penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i katër i Kodit Penal, më datë 06.11.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 441, datë 13.11.2023, vendosi:

  • Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj.
  • Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 13.11.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar