Njoftim per mediat date 13.11.2023. Shpallje moskopetence. B.H.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Shtetasi B.H, më datë 01.10.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Shuarjen e dënimit.

2. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 83, 85, dhe 470 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 392, datë 13.11.2023, vendosi:

1. Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për gjykimin e çështjes penale me Nr. 392 Rregj.Them datë regjistrimi 02.10.2023 më palë: Kërkues B. H, me objekt shuarjen e dënimit të dhënë prej 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim me vendimin Nr. 32 datë 20.03.2013 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, marrë formë të prerë më datë 19.07.2023, për efekt të parashkrimit të ekzekutimit të vendimit .

2. Dërgimin për gjykim të kësaj çështje penale sëbashku me aktet e saj Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

3. Në zbatim të nenit 90 të K.Pr.Penale kundër këtij vendimi mund të parashtrohet mosmarrëveshje për kompetencën në Gjykatën e Lartë.

Tiranë, më datë 13.11.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar