Njoftim per mediat date 14.11.2023. Objekti zevendesim mase. S.GJ

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Personi nën hetim S.Gj, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e figurës së veprës penale të "Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” neni 260 i Kodit Penal më datë 13.11.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 457, datë 14.11.2023, vendosi:

  • Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj.
  • Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 14.11.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar