Njoftim per mediat date 24. 01.2024. Lidhur me vrarsjen e viktimes Bujar Sofija
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Ernejt Shyti, Xhuljano Visha, Bujar Leza, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erjon Bani dhe Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 5 datë datë 24.01.2024 vendosi:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ernejt Shyti për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ernejt Shyti për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ernejt Shyti për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Ernejt Shyti dënohet me një dënim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vjet burgim.
- Bazuar në nenin 28 pika 7 të Kodit Penal të pandehurit Ernejt Shyti në cilësinë e bashkëpuntorit të drejtësisë, i ulet dënimi dhe përfundimisht dënohet me 7 (shtatë) vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Ernejt Shyti në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhuljano Visha për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, në lidhje me nenet 28 pika 4 si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhuljano Visha për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhuljano Visha për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Xhuljano Visha dënohet me një dënim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Xhuljano Visha në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Leza për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Hasan Leza për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 6, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Leza për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Bujar Leza dënohet me një dënim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Bujar Leza në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Xhixha për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Xhixha për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 6, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Xhixha për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Leonard Xhixha dënohet me një dënim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Leonard Xhixha në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Vathi për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 6, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Vathi për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 6, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Vathi për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Skënder Vathi dënohet me një dënim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Skënder Vathi në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
- Bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale lidhur me provat materiale të sekuestruara në kuadër të këtij procedimit të mbetet pjesë e fashikullit në kuadër të procedimit penal të ndarë në ngarkim të të pandehurit Jemin Shera.
- Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore t’i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 24.01.204
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar