Njoftim per shtyp 23.02.2024

NJOFTIM PËR SHTYP

Zonja Irena Gjoka, Kryetare e Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate, Përfaqësues të Lartë të Zyrës për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Kroacisë (USKOK), me përfaqësues nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (OPDAT) në Shqipëri dhe Kroaci, të cilët në këtë takim shoqëroheshin nga Prokurorë të Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë takimit Kryetarja Gjoka përfitoi nga rasti për t i falënderuar edhe një herë përzemërsisht për vizitën dhe bashkëpunimin e frytshëm dhe intensiv të Gjykatës me partnerët mbështetës më kryesorë dhe të rëndësishëm të këtij institucioni.  Lidhur me sfidat dhe arritjet më të rëndësishme për vitin 2023, Kryetarja Gjoka bëri një përmbledhje të shkurtër të veprimtarisë intensive të Gjykatës së Posaçme përgjatë këtij viti të lidhur me numrin e madh të çështjeve dhe rëndësinë e veçantë, me synim thellimin e shkëmbimit të përvojave në fusha të ndryshme ekspertize.

Nga të dyja palët u shkëmbyen diskutime rreth forcimit të bashkëpunimit dhe lehtësimit të shkëmbimit të eksperiencave më të mira, sukseseve dhe sfidave me të cilat përballen  të dyja institucionet në përpjekje të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.

Nga ana e saj, znj. Gjoka shprehu angazhimin për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi dhe gatishmërinë e kontributit të saj për një mbështetje edhe më gjithëpërfshirëse për Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

23022024-1

23022024-2