PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 05 Qershor 2023

PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE

E hënë 05 Qershor 2023

  • U zhvillua seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurve: Viktor Bajraktari (Imeraj) Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Indrit Rusi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese", kundër dy ose më shumë personave të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal", "Fallsifikimi i dokumentave", etj, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a, K.Penal “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 259/1 i Kodit Penal.

 

Seanca e ardhshme u caktua për t u zhvilluar në datën 12.06.2023, ditën e hënë, ora 09:00

 

  • Shtyhet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Talo Çela akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Vjedhja me arme", "Grupi i strukturuar kriminal", Kryeja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1, 186/2 te K. Penal. Seanca e ardhshme do të zhvillohet në datën 16 qershor, ora 14:00.

  • U shqyrtua seanca gjyqësore me dyer të mbyllura/çështja penale nr. 59 për personat nën hetim me vleftësim të ligjshëm për Joana Duro dhe Laura Shteto duke caktuar caktim masë sigurie ndaj tyre. Gjykata pasi zhvilloi seancën gjyqësore administroi provat dhe dëgjoi palët në kërkimet përfundimtare bazuar nëK. nenin 112, 228, 229, 230, 238, 244, 245 dhe 259 të K.Pr.P.