PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 05 TETOR 2023

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata, pasi administroi provat e ndodhura në fashikullin e procedimit penal Nr.277 të vitit 2021, pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve si dhe pasi e shqyrtoi çështjen në tërësi bazuar në nenet 379, 384, 389, 390, 406 dhe 485 të Kodit të Procedurës Penale; nenit 25, 35, 47, 48, 245, 248, 260, 287  të Kodit Penal, Vendimit Unifikues Nr.2, datë 29.01.2003 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë

VENDOSI:

  1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Lefter Koka për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal për shkak se në bazë të nenit 388/1/b të K.Pr.Penale fakti nuk përbën vepër penale.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lefter Koka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lefter Koka për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 vjet burgim.
  4. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Lefter Koka dënohet me 8 vjet e 6 muaj burgim.
  5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Lefter Koka i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 vjet e 8 muaj burgim.
  6. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 14.12.2021 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  7. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit Lefter Koka i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
  8. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Alqi Bllako për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal për shkak se në bazë të nenit 388/1/b të K.Pr.Penale fakti nuk përbën vepër penale.
  9. Në bazë të nenit 261/1 dhe 389 të K.Pr.Penale deklarohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurit Alqi Bllako me anë të vendimit Nr.35, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe lirimi i menjëherëshëm i të pandehurit Alqi Bllako nga ambientet e IEVP, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
  10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pëllumb Abeshi për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.
  11. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Pëllumb Abeshi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vite e 8 muaj burgim.
  12. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 29.03.2022 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhul Çabiri për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.
  14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bardhul Çabiri i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim.
  15. Në bazë të nenit 261/1 dhe 389 të K.Pr.Penale deklarohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurit Bardhul Çabiri me anë të vendimit Nr.20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe lirimi i menjëherëshëm i të pandehurit Bardhul Çabiri nga ambientet e IEVP, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
  16. Deklarimin fajtor të të pandehurit Serafin Papa për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
  17. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Serafin Papa i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.
  18. Në bazë të nenit 261/1 dhe 389 të K.Pr.Penale deklarohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurit Serafin Papa me anë të vendimit Nr.20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  19. Deklarimin fajtore të të pandehurës Jonida Zeqo për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 4 vjet burgim.
  20. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Jonida Zeqo i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj burgim.
  21. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, ku në përllogaritje duhet të mbahet në konsideratë edhe koha e vuajtur nga e pandehura me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”.
  22. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës Jonida Zeqo i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
  23. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirel Mërtiri për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.
  24. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirel Mërtiri për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 vjet burgim.
  25. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Mirel Mërtiri dënohet me 10 vjet burgim.
  26. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Mirel Mërtiri i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim.
  27. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  28. Deklarimin fajtore të të pandehurës Stela Gugallja për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245-25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 vit burgim.
  29. Deklarimin fajtore të të pandehurës Stela Gugallja për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.
  30. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e pandehura Stela Gugallja dënohet me 7 vjet burgim.
  31. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Stela Gugallja i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burgim.
  32. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  33. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Zoto për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.
  34. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Zoto për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 vjet burgim.
  35. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Klodian Zoto dënohet me 10 vjet burgim.
  36. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Klodian Zoto i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim.
  37. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  38. Deklarimin fajtor të të pandehurit shoqëria tregtare “Albtek Energy” sh.p.k. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245-25 të Kodit Penal dhe për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal dhe caktimin ndaj tij të dënimit “mbarimi i personit juridik”.
  39. Deklarimin fajtor të të pandehurit shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245-25 të Kodit Penal dhe për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal dhe caktimin ndaj tij të dënimit “mbarimi i personit juridik”.
  40. Në bazë të nenit 274 dhe 190 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 36 të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive për të cilat është caktuar masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” nëpërmjet vendimit me Nr.484, datë 13.12.2021 dhe Nr.130, datë 28.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe konkretisht:
    • Shoqëria tregtare “Albtek Energy” sh.p.k, me Nipt L41914013H, me seli qëndrore në Elbasan, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj.
    • Shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, me Nipt L02302032C, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj.
    • aksionet në zotërim të shtetasit Lefter Koka në shoqërinë tregtare Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeush.a, me Nipt J61811527M, me seli në Rrashbull, Durrës deri në vlerën që i korrespondon asaj të produktit të veprës penale, sipas pjesës arsyetuese të vendimit.
    • Shoqëria tregtare “Pivot 04” sh.p.k, me Nipt L62128504T, me seli në Durrës;
    • Shoqëria tregtare “Sili” sh.p.k, me Nipt L62123502B, me seli në Durrës.
  41. Bazuar në nenet 389 dhe 275 të Kodit të Procedurës Penale, heqjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, të caktuar nëpërmjet vendimit me Nr.484, datë 13.12.2021 dhe Nr.130, datë 28.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pasuritë:
  • Shoqëria tregtare “J.P.Y” sh.p.k, me Nipt L61705506F, me seli në Durrës;
  • Shoqëria tregtare “Bio Blend Fruit” sh.p.k, me Nipt L61608508K, me seli në Durrës.
  • Pasuria e paluajtshme me nr.26/212-ND-N 31/2, zona kadastrale nr.8512, volumi 52, faqe 197, e llojit Njësi, me sipërfaqe 206 m²;
  • Pasuria e paluajtshme me nr.26/212-ND-N 8, zona kadastrale nr.8512, volumi 49, faqe 124, e llojit Njësi, me sipërfaqe 68 m²; 
  • Pasuria e paluajtshme me nr.26/212-ND-N 29/2, zona kadastrale nr.8512, volumi 58, faqe 238, e llojit Njësi, me sipërfaqe 22,8 m².
  • Pasuria e paluajtshme nr.27/321/ND+1-24, zona kadastrale nr.8512, volumi 69, faqe 29, e llojit apartament, me sipërfaqe 82 m²;
  • Pasuria e paluajtshme nr.27/321/ND+1-28, zona kadastrale nr.8512, volumi 69, faqe 33, e llojit apartament, me sipërfaqe 110 m²;
  • Pasuria e paluajtshme nr.27/321/ND+1-31, zona kadastrale nr.8512, volumi 69, faqe 31, e llojit apartament, me sipërfaqe 87 m²;
  • Pasuria e paluajtshme nr.27/321/ND+1-32, zona kadastrale nr.8512, volumi 69, faqe 37, e llojit apartament, me sipërfaqe 84 m²;
  • Pasuria e paluajtshme nr.27/321/ND+1-34, zona kadastrale nr.8512, volumi 69, faqe 39, e llojit apartament, me sipërfaqe 81 m²;
  • Pasuria e paluajtshme nr.27/321/ND+1-35, zona kadastrale nr.8512, volumi 69, faqe 40, e llojit apartament, me sipërfaqe 116 m²;
  • Pasuria e paluajtshme nr.27/321/ND+1-36, zona kadastrale nr.8512, volumi 69, faqe 41, e llojit apartament, me sipërfaqe 94 m²;
  • Pasuria e paluajtshme nr.27/321/ND+1-37, zona kadastrale nr.8512, volumi 69, faqe 42, e llojit apartament, me sipërfaqe 135 m²;
  • Pasuria e paluajtshme nr.7/784, zona kadastrale nr.8513, volumi 85, faqe 59, e llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m².
  1. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale dokumentacioni i sekuestruar në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit sipas procesverbalit të datës 03.03.2021; dokumentacioni i sekuestruar në Bankën Credins sh.a. sipas procesverbalit të datës 11.02.2022, dokumentacioni i sekuestruar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë sipas procesverbalit të datës 28.05.2022; dokumentacioni i sekuestruar në QKB sipas procesverbalit të datës 13.09.2021 si dhe aparati i telefonit “Samsung” i sekuestruar shtetasit Alban Shqipe t’i kthehen personave që ju janë sekuestruar, ndërsa dokumentet dhe sendet e tjera të përshkruara në urdhrin për bashkimin e provave materiale, datë 05.10.2022 të mbeten në ruajtje për efekt të gjykimit të çështjes penale të ndarë.
  2. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
  3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga prokurori dhe të pandehurit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.
            U shpall sot në Tiranë, me datë 05.10.2023.