PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 06 NENTOR 2023

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 246 pika 6 të K.Pr.Penale i është drejtuar Gjykatës me kërkesë me objekt: Informacion dy mujor mbi nevojat e sigurimit në kuadër të procedimit penal Nr. 13 të vitit 2020, për personat nën hetim K.R dhe I.R hetuar me masësn e sigurimit “Arrest në burg” si dhe për personat nën hetim M.S dhe S.K hetuar me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, caktuar me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Në seancën gjyqësor të datës 06.11.2023 prokuroria kërkoi vazhdimin e masave të sigurimit, personat nën hetim K.R, I.R dhe S.K kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit me një masë më të butë, ndërsa personi nën hetim M.S kërkoi revokimin e masës së sigurimit.

3. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112, 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr.Penale vendosi:

  • Vazhdimin e masës së sigurimit arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim K.R me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  • Vazhdimin e masës së sigurimit arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim I.R me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  • Vazhdimin e masës së sigurimit arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim M.S me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  • Vazhdimin e masës së sigurimit arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim S.K me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 06.11.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.11.2021 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale me Nr. 293 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve A.G, N.D, Xh.D dhe Y.S akuzuar për figurën e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve E.M dhe E.H akuzuar për figurën e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 paragrafi i parë e 25 i Kodit Penal.

2. Pasi shqyrtoi kërkesën e prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 6/67 Regjistri Themeltar, datë 20.11.2022 vendosi: dërgimin e ҫështjes për gjykim.

3. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvilluar me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Rudina Palloi dhe Irena Gjoka, bazuar në nenet 25, 248 dhe 258 të Kodit Penal, nenet 388/1 shkronjat a) dhe b) dhe 485 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi:

  1. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës A.G, për kryerjen e veprës penale Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “a” dhe “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston dhe fakti nuk përbën vepër penale.
  2. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës N.D, për kryerjen e veprës penale Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston.
  3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Xh.D, për kryerjen e veprës penale Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston.
  4. Deklarimin e pafajshmëm të të pandehurit Y.S, për kryerjen e veprës penale Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston.
  5. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës E.M, për kryerjen e veprës penale Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.
  6. Deklarimin e pafajshmme të të pandehurës E.H, për kryerjen e veprës penale Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.
  7. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit H.K, për kryerjen e veprës penale Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.
  8. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqesore lihen siç janë bërë.
  9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar

Tiranë, më datë 06.11.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar