PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 08 QERSHOR 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore

E enjte 08 qershor 2023

  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehures Ariana Xhevahir Gaci, akuzuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim i detyrës" kryer në bashkëpunim dhe "Shkelja e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike" parashikuar nga nenet 248 dhe 258 i K.Penal Përshkrimi i Akuzës. Shtyhet seanca e sotme për t u zhvilluar në datën 12.06.2023, ora 15:00 për tu njohur mbrojtësit me aktet e dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
  • Gjykata mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale me Nr akti 61, personin nën hetim: Vangjush Dako, dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 248-25 te Kodit Penal 2 (herë) dhe vendosi vazhdimin e masës së sigurimit “ arrest në burg”.