PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 08 SHTATOR 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore – E premte 8 shtator, 2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, zhvilloi seancën gjyqësore për shqyrtimin e çështjes penale, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mehdiu, akuzuar për "Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim dhe "Shpërdorim detyre" në bashkëpunim me subjekt ushtarak parashikuar nga nenet 248 të K.Penal dhe 70/2 të K.Penal Ushtarak.

Pala mbrojtëse e të pandehurit Mediu kërkoi të procedohej me gjykim të zakonshëm, duke tërhequr kërkesën për gjykim të shkurtuar. Gjykata e pranoi kërkesën për të proceduar me gjykim të zakonshëm dhe sipas rregullit procedurial, është rradha e prokurorisë të paraqesë të gjitha provat shkresore dhe me dëshmitarë që kërkon të administrohen në gjykim. Mbrojtja më pas do sjellë provat e veta, kryesisht një sërë dëshmitarësh.