PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 10 TETOR 2023

Gjykata, në seancë gjyqësore të zhvilluar në prani të palëve në proces, pasi dëgjoi kërkimet dhe pretendimet e tyre, mori dhe vlerësoi aktet e depozituara prej tyre:

Gjykata, në bazë të neneve 228, 229, 230, 232, 238, 244, 246 e 248 të Kodit të Procedures Penale, kjo gjykatë, pasi formoi bindjen dhe në mbështetje të provave të shqyrtuara në këtë gjykim:

VENDOS:

  • Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

  • Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 110  datë 08.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Dritan Metaj  si i dyshuar për kryerjen e veprave penale Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

  • Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.

  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, brënda afatit ligjor.

U shpall sot në Tiranë, në datën 10.10.2023.