PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 11 TETOR 2023

Në bazë të neneve 78/2, 278/4, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe neneve 112, 375, 379, 380, 381, 390 dhe 393 të Kodit të Procedurës Penale, kjo gjykatë, pasi formoi bindjen dhe në mbështetje të provave të shqyrtuara në këtë gjykim:

VENDOS:

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulian Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, në dëm të viktimës Regis Runaj, parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 , 50 shkronja c dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulian Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të po këtij Kodi dhe dënimin e tij 7 (shtatë) vjet.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulian Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

  • Bazuar në nenin 55 parag 2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Xhulian Hoxha dënohet me burgim të përjetshëm.

  • Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Xhulian Hoxha do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Euglen Halili, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, e kryer me interes në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës Emiljano Ramazani, parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Euglen Halili, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, në dëm të viktimës Regis Runaj, parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Euglen Halili, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të po këtij Kodi dhe dënimin e tij 6 (gjashtë) vjet burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Euglen Halili, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 2 (dy) vjet burgim.

  • Bazuar në nenin 55 paragrafi 2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Euglen Halili dënohet me burgim të përjetshëm.

  • Bazuar në nenin 28 pika 7 të Kodit Penal, uljen e dënimit dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Euglen Halili me 17 vjet burgim.

  • Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Euglen Halili do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, sipas marrëveshjes me Drejtorinë e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë.

  • Lidhur me provat materiale, sipas Urdhër (Për bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit), si dhe sipas akteve që ndodhen në fashikullin e gjykimit, në respektim të nenit 36 të Kodit Penal dhe 190 të Kodit të Procedurës Penale, të mbeten në ruajtje për llogari të procedimit penal të ndarë.

  • Shpenzimet procedurale të kryera gjatë hetimeve paraprake, si dhe shpenzimet gjyqësore, në vlerën përkatëse, sipas procesverbalit bashkëngjitur këtij vendimi, i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

  • Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot me datë 11.10.2023.