PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE – E ENJTE 19 JANAR 2023
Përmbledhje e seancave gjyqësore – E enjte 19 janar 2023
- U zhvillua seanca gjyqësore në themel ndaj të pandehurve Viktor Buça, Gëzim Lluka, Alfred Mikeli, akuzuar për veprat penale si më poshtë:
Në përfundim të gjykimit, Gjykata, mbështetur në nenet 25, 35, 55, 186/1, 189/1, 244/2, 259/2 të Kodit Penal, nenet 4/2, 190, 390, 406/1 393/1 dhe 485 të Kodit të Procedurës Penale,
V E N D O S I :
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Viktor Buça, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 259/2 - 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 vite dhe 6 muaj burgim.
- Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Viktor Buça me 2 vite dhe 4 muaj burgim.
- Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Viktor Buçaj për të ushtruar funksione publike për nje afat 5 vjeçar.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Viktor Buça fillon nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Lluka, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 259/2 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 vite e 6 muaj burgim.
- Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Gëzim Lluka me 2 vite e 4 muaj burgim.
- Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Gëzim Lluka për të ushtruar funksione publike për nje afat 5 vjeçar.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gëzim Lluka fillon nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Alfred Mikeli, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 vit e 6 muaj burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Alfred Mikeli, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” e parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 vit burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Alfred Mikeli, për kryerjen e veprës penale “Falsifiukimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” e parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 vit e 6 muaj burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, Gjykata vendos që të dënojë të pandehurin me një dënim te vetëm me 3 vite burgim.
- Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Alfred Mikeli me 2 vite burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg I sigurisë së zakonshme.
- Në zbatim të nenit 190 të K.Pr.Penale, në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal Gjykata disponon në të njëjtën mënyrë ashti sic e kërkoi dhe prokurori gjatë paraqitjes së diskutimeve përfundimtare.
- Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumen 30.000 (pesë mijë) lekë si dhe shpenzimet gjyqesore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
U shpall në Tiranë, sot më datën 19.01.2023