PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE – E HENE 09 JANAR 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore – E hënë 9 janar 2023

Bazuar në nenet 112 pika 1dhe 2, 375, 388, 379 pika 1, 384, 390 pika 1, 393 pika 2, 406/1, 415 pika 1 dhe 422 pika 1 e Kodit të Procedurës Penale,

VENDOSI:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Goskova për veprën penale të "Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 312-25 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  2. Në aplikim të nenit 406 pika 1 e K.Pr. Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Gentian Goskova me 2 (dy) vjet burgim.
  1. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gentian Goskova të fillojë nga data 19.02.2022, datë e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe dhe vuajtja e dënimit, në një burg të sigurisë së zakonshme.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Kosova për veprën penale të "Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 312-25 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  3. Në aplikim të nenit 406 pika 1 e K.Pr. Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Ervis Kosova me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
  4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervis Kosova të fillojë nga data e ekzekutimit të vendimit “arrest në burg” dhe vuajtja e dënimit, në një burg të sigurisë së zakonshme.
  5. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve sipas formularit përkatës si edhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur i ngarkohen të pandehurve në mënyre solidare.
  6. Kundër ketij vendimi lejohet ankim brenda (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke filluar ky agat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall në Tiranë sot më 9 janar 2023.