PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE – E Hene 30 JANAR 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore – E hënë 30 janar 2023

U seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Agostin Kole Ndreveshaj akuzuar për vepën penale të "Korrupsioni aktiv në zgjedhje", parashikuar nga neni 328 i K.Penal. GjKKO vendosi:

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Agostin Kole Ndreveshaj me 1 vit burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Agostin Kole Ndreveshaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Agostin Kole Ndreveshaj, duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muaj, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakt me Shërbimin e Provës.

  • Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë për sekuestrimin dhe kalimin e pasurive në favor të shtetit të të pandehurit Arben Isufi.