PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE – E MËRKURË 14 DHJETOR 2022

PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE – E MËRKURË 14 DHJETOR 2022

  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Hekuran Marku, akuzuar për veprat penale parashikuar nga nenet: 283/a/1; 28/4; 333/a/2; 334/1 të K.Penal. Pasi u dëgjuan konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes së të pandehurit dhe vetë i pandehuri, gjykata deklaroi të mbyllur shqyrtimin gjyqësor të seancës. Gjykata shpalli vendimin përfundimtar duke deklaruar të pandehurin Hekuran Marku fajtor për veprat penale parashikuar nga nenet e sipërcituara duke e dënuar me 13 vjet burgim. Bazuar në neni 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, të pandehurit Hekuran Marku i ulet masa e dënimit me 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 8 vjet e 8 muaj burgim.
  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Bijan Pooladrag akuzuar për veprat penale parashikuar nga nenet: 230/ç; 234/a/2; 239/a paragrafi i pare; 293/b paragrafi i parë dhe 293/ç të Kodit Penal.
    • Gjykata vendosi : Deklarimin fajtor të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur’’, parashikuar nga neni 230/ç të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
    • Deklarimin fajtor të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Organizata Terroriste’’, parashikuar nga neni 234/a, paragrafi i dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
    • Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/a, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.
    • Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/b, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.
    • Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/c, paragrafi i parë të Kodit Penal pasi fakti penal nuk ekziston.
    • Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Keqpërdorimi i pajisjeve”, parashikuar nga neni 293/ç të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.
    • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, caktimin e një dënimi të vetëm për të pandehurin Bijan Pooladrag, atë me 15 (pesembëdhjetë) vjet burgim.
    • Ne aplikim te nenit 406 të K.Pr.Penale, të pandehurit Bijan Pooladrag i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim.
    • Vuajtja e dënimit për të pandehurin Bijan Pooladrag të fillojë nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj tij.