PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE – E Marte 17 JANAR 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore – E martë 17 janar 2023

  • Vijon seanca gjyqësore mbi gjykimit të çështjes penale në ngarkim të pandehurve Altin Ndoci, Klevis Alla, Besian Xhixha dhe Enver Diva. Gjykata i bën me dije dëshmitarëve të paraqitur se seanca e sotme gjyqësore nuk mund të zhvillohet për shkak të mungesës së mbrojtësve dhe do të paraqiten në seancën e ardhshme gjyqësore. Seanca e ardhshme gjyqësore caktohet të zhvillohet më datë: 24.01.2023, ditë e martë, ora 09.00.
  • Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Lorenc Josif Lala, për mosplotësim të trupit gjykues. Gjyqtarja Etleva Deda mungon për arsye shëndetsore.
  • Shtyhet seanca gjyqësore ndaj shtetases Ina Zhupa, akuzuar për veprën penale të "Shpifjes", parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal. Kjo seance kaloi ne seancë gjyqësore për t u zhvilluar në datën 31 janar ora 11:00 me qellim të thirret prokurori.
  • Shtyhet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Maringlen Myftari, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrjes në tendera dhe ankande publike, nga nenet 258 e 25 dhe 259 të K.Penal.
  • Seanca gjyqësore paraprake ndaj të pandehurit Ibrahim El Salih Sali Lekica/Muxhahid do të zhvillohet në datën 20 janar ora 11:00, për t u njohur palët me aktin e ekspertimit të depozituar në seancë.
  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Ardian Hajdari, akuzuar p♪7r veprën penale “Fshehja e të ardhurve” parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal, neni 257/a/2 i K. Penal. Seanca e radhës do të zhvillohet në dat♪7n 31 janar ora 09:00 për thirrjen e dëshmitarëve.