PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE – E MARTE 14 SHKURT 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore

E martë 14 shkurt 2023

  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj shoqërisë Albtek Energy, akuzuar për "shpërdorim detyre"; " Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendor"; "Pastrimi i produkteve të veprës penale", parashikuar nga nenet 248, 260 dhe 287/2 të K.Penal. Për shkak të volumit të pretendimeve, gjykata do të shpall vendimin javën e ardhshme, datë 21 shkurt, ora 12:00.

                                   

  • Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sot më datë 14.02.2023, ora 10:00, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore, kërkesën penale me Nr. 9 Akti që i përket:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurori Vladimir MARA.     

OBJEKTI:  1.Të vleftësohet i ligjshëm ndalimi me iniciativë i kryer nga policia gjyqësore në orën 01:30 të datës 12.02.2023, i shtetasit Ergys Ahmetaj, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Mashtrimi", mbetur ne tenative dhe "Grupi i strukturuar kriminal" parashikuar nga nenet 143/3 e 22, 333/a të K.Penal.

2. Të vleftësohet i ligjshëm ndalimi me iniciativë i kryer nga policia gjyqësore në orën 02:50 të datës 12.02.2023, i shtetasit Andi Basha, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Mashtrimi"' mbetur në tentativë dhe "Grupi i strukturuar kriminal" parashikuar nga nenet 143/3 e 22,333/a të K.Penal.

3. Të vleftësohet i ligjshëm ndalimi me iniciativë i kryer nga policia gjyqësore në orën 03:00 të datës 12.02.2023, i shtetasit Gëzim Kusi, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Mashtrimi",  mbetur ne tenative dhe "Grupi i strukturuar kriminal" parashikuar nga nenet 143/3 e 22,333/a te K.Penal.

4.Të caktohet masa e sigurimit personal "arrest ne burg"  parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasve nën hetim Ergys Ahmetaj, Gëzim Kusi, Andi Basha, të dyshuar se kanë konsumuar elemente të veprave penale të "Mashtrimi " mbetur në tenative dhe "Grupi i strukturuar kriminal " parashikuar nga nenet 143/3 e 22,333/a të K.Penal.

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 230, 244, 253 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata, në përfundim të gjykimit të zhvilluar, në prani të palëve, pas administrimit të provave të paraqitura dhe vlerësimit e çmuarjes së tyre në tërësi, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238, 253, 259, 249, 245 pika 1, gërma “d” të Kodit të Procedurës Penale

VENDOSI

1.1. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit nën hetim Ergys Ahmetaj, kryer me procesverbalin për ndalimin me iniciativë të të dyshuarit për një krim, me datë 12.02.2023, ora 01:30, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Mashtrimi"' mbetur në tentativë dhe "Grupi i strukturuar kriminal" parashikuar nga nenet 143/3 e 22,333/a të K.Penal.

1.2. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Ergys Ahmetaj, i biri i Arben-it dhe i Laureta-s, i dtl.01.06.2001, lindur dhe banues në Tiranë, në adresën: rruga “Besim Alla”, ap.nr.3, arsimi 9 klasë, me gjendje civile beqar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

1.3. Urdhërohet mbajtja e shtetasit nën hetim Ergys Ahmetaj, pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

2.1. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit nën hetim Andi Basha, kryer me procesverbalin për ndalimin me iniciativë të të dyshuarit për një krim, me datë 12.02.2023, ora 02:50, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Mashtrimi"' mbetur në tentativë dhe "Grupi i strukturuar kriminal" parashikuar nga nenet 143/3 e 22,333/a të K.Penal.

2.2. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, me afat 30 (tridhjetë) ditor, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Andi Basha, i biri i Artan-it dhe i Ana-s, i dtl.17.08.2004, lindur dhe banues në Tiranë, në adresën: rruga “Myslym Shyri”, tek InterSport, pallati nr.47, shkalla 1, ap.21, arsimi 9 i mesëm, me gjendje civile beqar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

2.3. Urdhërohet mbajtja e shtetasit nën hetim Andi Basha, pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

3.1. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit nën hetim Gëzim Kusi, kryer me procesverbalin për ndalimin me iniciativë të të dyshuarit për një krim, me datë 12.02.2023, ora 01:30, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Mashtrimi"' mbetur në tentativë dhe "Grupi i strukturuar kriminal" parashikuar nga nenet 143/3 e 22,333/a të K.Penal.

3.2. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, me afat 30 (tridhjetë) ditor, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Gëzim Kusi, i biri i Durim-it dhe i Shqiponja-s, i dtl.04.09.2003, lindur dhe banues në Tiranë, në adresën: rruga e Kavajës, pallati Arlis, shkalla 5, ap.nr.7, arsimi i mesëm, me gjendje civile beqar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

3.3. Urdhërohet mbajtja e shtetasit nën hetim Gëzim Kusi, pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

4. Për ekzekutimin e këtij vendimi, ngarkohet prokurori i çështjes Vladimir Mara, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

5. Kundër vendimit, lejohet ankim nga palët, brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot me datë 14.02.2023.

    SEKRETARE                                                                                           GJYQTARE

  BORA TOTOLAKU                                                                                 IRENA GJOKA