Përmbledhje e seancave gjyqësore – E premte 9 dhjetor, 2022

Përmbledhje e seancave gjyqësore – E premte 9 dhjetor, 2022

•    U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurve Gjergji Cukali, Enver Jamaku, Edmond Jamaku, Blendi Teta, Paris Prenga dhe Flor Abazi, akuzuar për veprat penale parashikuar nga nenet: 78/2-22,28/4; 152,333/a/2; 334/1; 317-25, 278/1 të K.Penal. Shtyhet seanca në datën 16 dhjetor, ora 09:00 për njohje me aktet nga pala mbrojtëse.
•    U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të akuzuarës Albana Vokshi ndaj viktimës akuzuese Evis Kushi me objekt: Gjykimi i të akuzuarit pë veprën penale të Shpifjes, parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal. Gjykata me vendimin Nr.66 shpall Albana Vokshin të pafajshme.
•    U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurve Viktor Buça, Gëzim Lluka, Alfred Mikeli të akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/2-25 i Kodit Penal. Shtyhet seanca për t’i lënë kohë palës mbrojtëse dhe të pandehurve.