SH K U R T I M - V E N D I M I
REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr. Regj. Them. 21/93 Nr. 69 Vendimi
Dt. Regj. 14.05.2021 Dt. 15.12.2022
SH K U R T I M - V E N D I M I
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët :
ERJON ÇELA – KRYESUES
ERJON BANI – ANËTAR
FLORA HAJREDINAJ - ANËTARE
asistuar nga sekretare seance Andina Gjoka, sot më datë 15.12.2022, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore, çështjen penale me Nr. 21/93 Regj. Them. me palë :
KËRKUES : Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e përfaqësuar në gjykim nga prokurorët Enkeleda Millonai dhe Sotir Kllapi.
I PANDEHUR : 1. Nejton Bali, i biri i Ramiz dhe i Afërdita, i datëlindjes 18.05.1982, lindur në Tiranë, me gjendje familjare i martuar, me dy fëmijë, banues në Farkë, Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, mbrojtur në gjykim nga av. Melina Gjeta, anëtare e Dhomës së Avokatisë Tiranë, mbrojtës i zgjedhur nga vetë i pandehuri.
I AKUZUAR : Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.
I PANDEHUR : 2. Skënder Demiraj, i biri i Kapllan dhe i Zoje, i datëlindjes 26.04.1953, lindur në Derjan, Mat, banues në Rruga Arben Broci, Qyteti Studenti, Shtëpi private, nr. 2, Tiranë, me gjendje familjare i martuar, me gjendje gjyqësore i padënuar, me masë sigurimi “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, mbrojtur në gjykim nga av. Baftjar Rusi dhe av. Enkeleda Hysi, anëtare te Dhomës së Avokatisë Tiranë.
I AKUZUAR : Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.
I PANDEHUR : 3.Klaudjo Zhilla, i biri i Albert dhe i Natasha, i datëlindjes 09.08.1984, lindur në Korçë, banues në Lagja nr. 9, Bulevardi “Gjergj Kastrioti” ose pranë Hotel Pazarit, Korçë, me gjendje familjare i martuar, me një fëmijë, me gjendje gjyqësore i padënuar, me masë sigurimi “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, mbrojtur në gjykim nga av. Henrik Ligori, dhe av. Arjan Salati, anëtarë të Dhomës së Avokatisë Tiranë.
I AKUZUAR : Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.
I PANDEHUR : 4.Arben Cara, i biri i Pal dhe i Age, i datëlindjes 03.01.1974, lindur në Laç, Shkodër, banues në Unaza e Re, Rruga Teodor Keko, pallati i ish Astirit, ap. 54, Tiranë, me gjendje familjare i martuar, me një fëmijë, me gjendje gjyqësore i padënuar, me masë sigurimi “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, mbrojtur nga av. Sokol Hazizaj, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tirane.
I AKUZUAR : Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319/ç e 25 i Kodit Penal.
E PANDEHUR : 4. Mimoza Margjeka, e bija e Ahmet dhe Brege, datëlindja 18.07.1971, lindur në Bujan, Tropojë, banuese në Unaza e Re, Rruga Teodor Keko, pallati i ish Astirit, ap. 54, Tiranë, me gjendje familjare e martuar, me dy fëmijë, me gjendje gjyqësore e padënuar, me masë sigurimi “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, mbrojtur në gjykim nga av. Genc Gjokutaj dhe av. Loren Liço.
I AKUZUAR : Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319/ç e 25 i Kodit Penal.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata, mbështetur në nenet 25, 59, 319 dhe 319/ç të Kodit Penal, nenet 4/2, 190, 261/1 shkronja “b”, 390, 393/1 dhe 485 të Kodit të Procedurës Penale,
V E N D O S I :
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Nejton Bali, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 2 (dy) muaj burgim.
- Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurin Nejton Bali në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vite dhe 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.
- Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të pandehurit Nejton Bali me vendimin nr. 63 dt. 18.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Demiraj, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
- Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurin Skënder Demiraj në provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vjetesh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.
- Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të pandehurit Skënder Demiraj me vendimin nr. 92 dt. 05.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Klaudjo Zhilla, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Klaudjo Zhilla do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Cara, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arben Cara do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
- Deklarimin fajtor të të pandehurës Mimoza Margjeka, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 4 (katër) vite dhe 6 muaj burgim.
- Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurën Mimoza Margjeka në provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.
- Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurën Mimoza Margjeka për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.
- Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të pandehurës Mimoza Margjeka me vendimin nr. 92 dt. 05.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal, (sipas urdherit per bashkimit e tyre), që janë :
- 1 (nje) CD ku eshte pasqyruar seanca gjyqesore e zhvilluar ne Gjykaten e Apelit Korçe;
- 1 (nje) CD qe lidhet me aktin e ekspertimit nr. 40 te vitit 2021;
- 1 (nje) CD ku eshte pasqyruar akti i ekspertimit nr. 12276 i vitit 2020,
- 1 (nje) hard disk i jashtem i cili permban te dhenat e ekspertimeve;
- 2 (dy) CD ku jane regjistruar pergjimet e Prokurorise Pogradec;
- 9 (nente) CD ku jane pasqyrur vezhgimet ambjentale;
- Te gjitha Cd –te ku jane regjistruar pergjimet telefonike,
- CD-te bashkalidhur shkresave te kompanive telefonike;
të mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.
- 1 (një) aparat telefonik i markës Iphone 6 Plus, ngjyrë e bardhë, me nr IMEI 355878060383411 me kartë sim 067 22 68 369 që i përket shtetasit Olsi Xhavella;
- 1 (një) aparat telefonik i markës Iphone XR, model MT302LL/A me nr. IMEI 356434100526954 me kartë sim 069 40 43 255 që i përket shtetases Etleva Temo;
ti kthehen respektivisht shtetasve Olsi Xhavella dhe Etleva Temo.
- 1 (një) aparat celular i markës Iphone 6, me kamer, me kapakë me ngjyrë të zezë, me nr IMEI 35541207050074 brenda të cilit gjendet një kartë e kompanisë telefonike T Mobile me nr. celulari 068 51 62 034 që i përket shtetasit Klaudio Zhilla;
- 1 (një) aparat telefonik celular i markës Samsung Galaxy A 10, me ngjyrë gri e errët, model SM-A105FN me nr serial R58N12VY0TB me nr IMEI 354044116854092 dhe nr IMEI 354045116854099 së bashku me kartën telefonike me nr 00355 68 44 77 780, që i përket shtetasit Arben Cara;
- 1 (një) aparat telefonik celular i markës Iphone 11, me kamer, me kapakë me ngjyrë të zezë, me nr IMEI 353232104671856 dhe IMEI 2: 353232106873591 brenda të cilit ka një kartë të kompanisë telefonike Vodafone me nr telefoni 069 40 56 134 që i përket shtetasit Nejton Bali.
- (një) aparat telefonik i markës Nokia i thjeshtë, model CE 0168 me nr karte sim 069 20 60 060 dhe nr IMEI 354251060515810 që i përket shtetasit Skënder Demiraj.
të kalojnë në favor të shtetit.
- Pajisje e regjistrimit të pamjeve filmike të Gjykatës së Apelit Korçë, hard drive e markës ËD Purple, modeli ËD 40 PURZ-85TTDYO me nr serie ËCC7K2YK9Z7N me kapacitet 4 TB;
- Pajisje e regjistrimit të pamjeve filmike të Gjykatës së Apelit Korçë, hard drive e markës WD Purple, modeli WD 40 PURZ-85TTDYO me nr serie ËCC7K5RPFA01 me kapacitet 4 TB;
ti kthehen Gjykatës së Apelit Korçë.
- DVR e markës Long Se, sekuestruar pranë Hotel Pazarit;
- Një pajisje elektronike DVR (Digital Video Recorder) e markës Longse, Model XVR2008D ME NR. serie 9780813863158 dhe me ID:4X8B2619900033, e kamerave të hotel “Pazari”, Korçë;
ti kthehen subjektit të cilit i janë sekuestruar.
- Mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata për të pandehurit Skënder Demiraj, Klaudjo Zhilla dhe Arben Cara, av. Valentina Teodoresku, av. Artan Simoni dhe av. Pranvera Doçi të shpërblehen nga shteti sipas tarifave përkatëse.
- Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
U shpall në Tiranë, sot më datën 15.12.2022.
SEKRETARE GJYQTAR
ANDINA GJOKA ERJON ÇELA