Vendimi Nr.8 dt:25.02.2020

Kërkues

Prokuroria pranë Gjykatës se  Shkallës së Parë “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” Tiranë, përfaqësuar nga Prokurori Klodjan Braho.

Objekti i kërkesës

Vleftësim i masës së sekuestrimit të pasurive si më poshtë:

Automjeti tip “XXXXX” me targë XXXXXX në përdorim të shtetasit D. B.

Me urdhrin nr. 155 datë 07. 02. 2020 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar sekuestrimin e automjetit të mësipërm, me arsyetimin se kjo pasuri mund të tjetërsohet, asgjësohet apo transferohet.

Baza ligjore e kërkesës

Neni 5, 16, 18, 19, i Aktit Normativ nr. 1 datë 31. 01. 2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike”.

Ndaj kujt personi
Pasurisë së personit

Automjeti tip “XXXX” me targë XXXXX  në përdorim të shtetasit D. B.

Person i dënuar për v.p
Person nën hetim për v.p

Me vendimin nr. 551 datë 09. 06. 1998 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur deklarimi fajtor i shtetasit D. B. për veprën penale të “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal. Ky vendim ka marrë formë të prerë më datë 31. 07. 1998.

Gjykata vendosi

PËR KËTO ARSYE

Gjykata bazuar në nenet 19, 20 e vijues të Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike”.

V E N D O S I

- Pranimin e kërkesës së Prokurorit.

- Vleftësimin e ligjshëm të masës së sekuestrimit të vendosur me procesverbalin e sekuestros në rastet e emergjencës nga Oficeri i Operacionit Forca e Ligjit datë 07. 02. 2020 në zbatim të urdhrit nr. 155 datë 07. 02. 2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për automjetin e markës “xxxx, i blinduar me targa xxxxxx në zotrim të tërthortë nga subjekti D. D. B.

- Masa e sekuestrimit të automjetit të markës “xxxxx, i blinduar me targa xxxxx është e vlefshme për një periudhë 4 mujore duke filluar nga momenti i zbatimit të saj.

- Urdhërohet policia gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit për vënien në ekzekutimi të menjëhershëm të masës së sekuestrimit dhe dorëzimin e sendit të sekuestruar pranë Agjencisë Për Administrimin e pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

- Urdhërohet z. xxxxx, administrator pranë Agjencisë për Administrimin e pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara të administrojë pasuritë e sekuestruara më këtë vendim të përmendura më lart.

- Urdhërohet sekretaria e Gjykatës “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” të dërgojë menjëherë dhe pa vonesë kopje të këtij vendimi subjektit D. B.,  Prokurorit që ka paraqitur kërkesën për sekuestrim, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Administrimit të pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara

- Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” Tiranë, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e marrjes dijeni apo e njoftimit të këtij vendimi nga palët e përmendur më lart.

U shpall në Tiranë  më datë 25. 02. 2020.

Afati i shqyrtimit të kërkesës

Regjistruar me Datë 21. 02. 2020
Shpallur vendimi me Datë 25. 02. 2020