PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 03 Korrik 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore

E hënë 03 korrik 2023

  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Emiljano Hajdar Shullazi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese", kundër dy ose më shumë personave të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal", "Fallsifikimi i dokumentave", etj, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a, K.Penal Shtyhet seanca e sotme për mosparaqitjen e dëshmitarëve për t u zhvilluar në datën 10.07.2023, ora 09:00 për tu njoftuar dëshmitarët.
  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Personit juridik "Integrated Technology Easte Treatment" Fier akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorim detyre", në bashkëpunim, "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendore", parashikuar nga neni 248-25, 260, 287/2 Kodi Penal. Shtyhet seanca e sotme, pasi nuk ishte i pranishëm avokati për t u zhvilluar në datën 10.07.2023, ora 10:00.