PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 04 KORRIK 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore

E martë 04 korrik 2023

  1. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në bazë të neneve 248, 258, të Kodit Penal, 378, 388 pika 1 gërma “b”, 393 të Kodit të Procedurës Penale:

VENDOSI:

1.

  • deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Eduart Kapri për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

  • deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Eduart Kapri për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

2.

  • deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Avdulla Çano për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

3.

  • deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Nexhmi Torra për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

4.

  • deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Enkeleda Kllomolari për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

5.

  • deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Safet Blaceri për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 dhe 25 të Kodit Penal.

6.

  • deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Gurali Blaceri për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 dhe 25 të Kodit Penal.

U shpall në Tiranë sot me datë 04.07.2023

  1. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenet 379, 384, 390, 406 dhe 485 të Kodit të Procedurës Penale; nenit 25, 47, 48, 319 dhe 319/ç të Kodit Penal, Vendimit Unifikues Nr.2, datë 29.01.2003 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë

VENDOSI:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Zamira Vyshka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 vjet burgim.
  2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Zamira Vyshka i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim.
  3. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi për pjesën e mbetur të dënimit, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 2 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.
  4. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës Zamira Vyshka i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Pashaj për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
  6. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ilir Pashaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.
  7. Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr.64Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Ilir Pashaj nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale. 
  8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Taulant Ramollari për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
  9. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Taulant Ramollari i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.
  10. Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr.64Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Taulant Ramollari nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale. 
  11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Andrea Tirana për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.
  12. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Andrea Tirana i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.
  13. Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr.64Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  14. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale telefonat e sekuestruar të pandehurve t’i kthehen personave që u takojnë, ndërsa sendet e tjera të përshkruara në urdhrin “Për bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit”, datë 11.01.2023 të prokurorit, mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit. 

            U shpall sot në Tiranë, me datë 04.07.2023.