PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 06 QERSHOR 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore

E Martë 06 Qershor 2023

  • Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurit: Erion Alibej, akuzuar për kryerjen e veprave penale të "Vrasje me paramendim", "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve", "Grup i strukturuar kriminal", "Pjesemarrje ne grup te strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 78/2, 278/3, 333/a, 334, te Kodit Penal. Për mungesë të avokatëve.

Seanca e ardhshme u caktua për t u zhvilluar në datën 13.06.2023, ditën e martë, ora 10:00

 

  • U shqyrtua kërkesa penale kundër shtetasit Bashkim Dedja me objekt Konfiskimin e pasurive të paluajtshme. Shtyhet seanca gjyqësore për njoftimin e ekspertëve. Seanca e ardhshme do të zhvillohet në datën 16 qershor, ora 12:00.

  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj shtetasit Viktor Shoraj me objekt Konfiskimin e pasurive të paluajtshme. Shtyhet seanca për mungesë të avokatit. Seanca e ardhshme do të zhvillohet në datën 15.06.2023, ora 15:00.

  • U shqyrtua seanca gjyqësore me dyer të mbyllura/çështja penale për personat nën hetim me vleftësim të ligjshëm për Vladimir Topi dhe Silvi Shehi duke caktuar caktim masë sigurie ndaj tyre. Gjykata pasi zhvilloi seancën gjyqësore administroi provat dhe dëgjoi palët në kërkimet përfundimtare bazuar në nenin 112, 228, 229, 230, 238, 244, 245 dhe 259 të K.Pr.P.