PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 07 QERSHOR 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore

E mërkurë 07 qershor 2023

  • U zhvillua seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurit: Fatmir Ali Mediu, akuzuar për kryerjen e veprave penale të "Shperdorim detyre" kryer në bashkëpunimin dhe "Shpërdorim detyre" në bashkëpunim me subjekt ushtarak parashikuar nga nenet 248 te K.Penal dhe 70/2 te K.Penal Ushtarak. Nga ana e Prokurorit u kërkuan të thirren viktimat e veprës penale. Gjykata pranoi kërkesën, por duke qenë se janë 290 viktima, do bëhet njoftimi me Shpallje publike. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 22.06.2023, ora 14:00

 

  • Seanca gjyqësore ndaj shtetases  Sonila LLambi Qato me objekt "Shkelja e barazisë së pjesmarrësve në tendera", parashikuar nga neni 258 i K.Penal shtyhet për t u zhvilluar në datën 15 qershor, ora 12:00. Për shkak se nuk është njoftuar personalisht i pandehuri Admir Pahimi, u urdhëruan dhe njëherë njoftimet për të me shërbim postar dhe komisariat.

  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Aleksander Myfit Maxhaku me objekt "Vrasje me paramendim", "Armembajtje pa leje","Grup i strukturuar kriminal", "Prodhim e shitje te narkotikeve", etj., parashikuar nga nenet 78/2, 278/2/3, 283/1, 323/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal. U pyetën 2 (dy) dëshmitarë dhe seanca e ardhshme do të zhvillohet në datën 21.06.2023, ora 11:00.