PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 12 QERSHOR 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore – E hënë 12 qershor 2023

  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Emiljano Hajdar Shullazi për veprat penale të "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese", kundër dy ose më shumë personave të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal", "Fallsifikimi i dokumentave", etj, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a, K.Penal. Seanca e radhës shtyhet në 03 korrik, ora 09:00, pasi mungonte avokatja Rabiana Halili.

  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj për çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Lefter Koka, Alqi Bllako etj, akuzuar për vepra penaleShpërdorim detyre", në bashkëpunim, "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendore", parashikuar nga neni 248-25, 260, 287/2 Kodi Penal. Gjykata si u njoh me situatën, vlerëson që në rastin objekt shqyrtimi, nuk gjendemi përpara asnjërës nga situatat që parashikojnë nenet 372, 373, 374 të K.Pr.Penale që janë instrumente ligjore proçeduriale që i përkasin organit të akuzës dhe sjelljes së tij gjatë zhvillimit të gjykimit. Referimi i nenit 375 ka të bëjë me vendim-marrjen e gjykatës, vendimarrjen e saj përfundimtare lidhur me akuzat, vendim-marrje e cila e para nuk mund të detyrohet nga asnjëra nga palët dhe e dyta zhvillohet në një fazë tjetër pasi ka përfunduar zhvillimi i diskutimit përfundimtar të palëve dhe kur gjykata tërhiqet për vendim, pra ajo zhvillohet pa pjesmarrjen e palëve. Përveçse lind nevoja për të reflektuar elementë që duhet të respektojnë të drejtat e të pandehurve në këtë gjykim sa i përket rëndimit të pozitës. Duke qënë se qëndrimi i prokurorisë, në vlerësim të gjykatës, nuk imponon dhe nuk involvon ndonjë institut proçedurial për të cilën gjykata duhet të marrë një vendim proçedurial por nga ana tjetër gjendemi përpara një situate ku kërkimet e prokurorisë i referohen akuzave të cilat nuk janë, pjesërisht për disa nga të pandehurit, ato akuza për të cilën kjo çështje është sjellë për gjykim dhe është në fazën e diskutimit përfundimtar, ndryshime këto ose qëndrim i cili prek interesat e pjesmarrësve të tjerë në proçes, posaçërisht të të pandehurve, gjykata vendos që:
  • Të shtyjë seancën duke i lënë kohë prokurorisë që të reflektojë nëqoftë se e gjen me vend, kualifikimin ligjor të fakteve dhe kërkimet lidhur me deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurve për akuzat për të cilat nga prokuroria këta të pandehur janë sjellë në gjykim dhe ndodhen në gjykim para gjykatës së themelit, në fazën e diskutimit përfundimtar të kësaj çështje.
  • Gjithashtu kjo kohë t’i shërbejë mbrojtësve të cilët janë prezent për të pandehurit të cilët ata mbrojnë, qëndrimi i prokurorisë në vlerësim të tyre prek interesat e të pandehurve, po ashtu mbrojtësit e tjerë ose të gjithë mbrojtësit nëqoftëse janë gati mund të përgatisin dhe diskutimin e tyre përfundimtar duke mbajtur në konsideratë edhe zhvillimet e seancës së sotme.
  • Duke qënë se gjendemi përpara një situate proçeduriale specifike dhe një pjesë e të pandehurve janë në mungesë, gjykata urdhëron që bashkë me njoftimin të gjithë të pandehurve t’iu komunikohet ekstrakti i proçes-verbalit gjyqësor lidhur me këtë pjesë të diskutimit, të zhvilluar pas parashtrimit të diskutimit përfundimtar të prokurorit, kërkesat e mbrojtësve si edhe vendim-marrjen e gjykatës, në mënyrë që të pandehurit që nuk janë prezent të reflektojnë qëndrimin e tyre lidhur me proçesin, prezencën në gjykim apo ndonjë kërkim tjetër proçedurial, kuptohet në bashkëpunim me mbrojtësit që mbrojnë interesat e ligjshme të tyre.
  • Për këtë qëllim gjykata vendos që në bazë të nenit 405/8 të K.Pr.Penale, patur parasysh edhe zhvillimet e seancës së sotme të shtyjë seancën gjyqësore për të gjithë elementët që u përmendën si edhe për t’i lënë kohë mbrojtësve të përgatisin diskutimin e tyre përfundimtar me shkrim. Seanca e rradhës do të zhvillohet në datë 19.06.2023, ditë e Hënë, ora 10:00.
  • Palët e pranishme në gjykim morën dijeni për datën dhe orën e seancës së ardhshme gjyqësore.
  • Të njoftohen të pandehurit që nuk janë prezent sipas nenit 351 të K.Pr.Penale. Të afishohen njoftimet për të pandehurit e tjerë.
  • Të dërgohen urdhra për shoqërimin e të pandehurve të paraburgosur ose me masë sigurimi “arrest në shtëpi”, për ti shoqëruar ata në gjykim.
  • Të njoftohen të gjithë mbrojtësit e legjitimuar për të pandehurit  por që nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme.